Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Krasniqi largohet nga Legia e Varshavës

Ermal Krasniqi

Legia e Varshavës ka zyrtarizuar të premten largimin e sulmuesit të Kosovës, Ermal Krasniqi.

Ndeshja e së shtunës ndaj Motor Lublinit do të jetë e fundit për Krasniqin me fanellën e Legias.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Futbollisti i Kosovës, Ermal Krasniqi, do të largohet nga Legia e Varshavës në fund të edicionit 2025/26. Ermal, faleminderit që përfaqësove Legian dhe të urojmë fat të mbarë në karrierën tënde të mëtejme. Krasniqi debutoi për Legia Varshavën në gusht të vitit të kaluar”, shkruan klubi i madh polak në faqen zyrtare.

Krasniqi u huazua te Legia verën e kaluar nga Sparta Praga. Legia ka vendosur që mos ta ushtrojë mundësinë e blerjes të kartonit të reprezentuesit të Kosovës.

27-vjeçari me Legian këtë edicion në 33 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asistime.