Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova edhe pa një futbollist ndaj Izraelit

Ermal Krasniqi

Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë edhe pa Ermal Krasniqin për ndeshjen ndaj Izraelit. 

Pas qendërmbrojtësit Lumbardh Dellova, FFK-ja ka njoftuar edhe për lirimin e Krasniqit nga grumbullimi. 

Ai ka pasur lëndim muskulor dhe nuk ka arritur të rikuperohet në kohë. 

“Pas ekzaminimeve mjekësore, stafi mjekësor ka konstatuar se futbollistit i nevojitet më shumë kohë për rikuperim dhe se nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në gatishmëri të plotë për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Irlandës. Ai rikthehet në klubin e tij, ku do ta vazhdojë procesin e rikuperimit”, ka shkruar FFK-ja të premten.