Një ndeshje në Ukrainë që nisi në orën 14:30 të dielën, përfundoi në ora 21:10.
Ndeshjen që zgjati gati shtatë orë e fitoi Veres-Rivne. Mysafirët fituan 1:0 ndaj LNZ Cherkasyt të dielën.
Madje golin e fitores, mysafirët e shënuan kur lojtarët u kthyen në fushë pas tri ndërprerjeve për shkak të alarmeve për sulm në Cherkasy.
Saktësisht golin e fitores Veres-Rivne e shënoi në minutën e 83-të.
Herën e parë u ndërpre në minutën e 29-të, dhe ndërprerja zgjati rreth 20 minuta.
Pritja për rifillim të ndeshjes për herë të dytë zgjati gati dy orë.
Për herë të tretë u ndërpre vetëm tre minuta pas rinisjes.
Tedi Cara luajti deri në minutën e 66-të te LNZ, ndërsa Ajdi Dajko mbeti në stol.
Merret vendim për ndeshjen që u ndërpre dy herë
Edhe
Zabërgja shënon në ndeshjen e pestë rresht me Kharkivin
Ndeshja e xhiros së katërt e elitës së futbollit të Ukrainës ndërmjet Zoryas dhe Kharkivit që u ndërprere përkohësisht dy herë për shkak të një alarmi për sulm në Kiev, nuk do të përfundoj sonte.
Ky takim do të vazhdoj të hënën, ka raportuar “sport.ua” të dielën.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 51-të. Për herë të parë u ndërpre në minutën e 19-të.
Takimi u ndërpre me rezultatin 1:0 në favor të mysafirëve. Goli i vetëm u shënua nga Peter Itodo në minutën e 14-të.
Në fushë ishte edhe futbollisti i Kosovës, Baton Zabërgja.
Në stol te Kharkivi ishte futbollisti tjetër kosovar, Ermir Rashica.
Alarmi për sulm ndërpret dy herë ndeshjen ku paraqitet lojtari kosovar
Ndeshja e xhiros së katërt e elitës së futbollit të Ukrainës ndërmjet Zoryas dhe Kharkivit është ndërprerë përkohësisht për herë të dytë për shkak të një alarmi për sulm në Kiev.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 51-të. Për herë të parë u ndërpre në minutën e 19-të.
Rezultati aktualisht është 1:0 në të mirë të Kharkivit.
Edhe
Tjetër gol nga Zabërgja në Ukrainë
Në fushë ishte edhe futbollisti i Kosovës, Baton Zabërgja.
Në stol te Kharkivi ishte futbollisti tjetër kosovar, Ermir Rashica.
Përkohësisht është ndërprerë edhe ndeshja tjetër në Ukrainë ndërmjet LNZ Cherkasyt dhe Veres – Rivne (0:0).
Kjo ndeshje, që po luhet në Cherkasy, është ndërprerë tri herë për të njëjtat arsye. Herën e parë u ndërpre në minutën e 29-të, dhe ndërprerja zgjati rreth 20 minuta.
Pritja për rifillim të ndeshjes për herë të dytë zgjati gati dy orë.
Edhe
Zabërgja shënon dy gola në Ukrainë
Për herë të tretë u ndërpre vetëm tre minuta pas rinisjes.
Tedi Cara luajti deri në minutën e 66-të te LNZ, ndërsa Ajdi Dajko është në stol.