Ndeshja e xhiros së katërt e elitës së futbollit të Ukrainës ndërmjet Zoryas dhe Kharkivit është ndërprerë përkohësisht për herë të dytë për shkak të një alarmi për sulm në Kiev.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 51-të. Për herë të parë u ndërpre në minutën e 19-të.
Rezultati aktualisht është 1:0 në të mirë të Kharkivit.
Në fushë ishte edhe futbollisti i Kosovës, Baton Zabërgja.
Në stol te Kharkivi ishte futbollisti tjetër kosovar, Ermir Rashica.
Përkohësisht është ndërprerë edhe ndeshja tjetër në Ukrainë ndërmjet LNZ Cherkasyt dhe Veres – Rivne (0:0).
Kjo ndeshje, që po luhet në Cherkasy, është ndërprerë tri herë për të njëjtat arsye. Herën e parë u ndërpre në minutën e 29-të, dhe ndërprerja zgjati rreth 20 minuta.
Pritja për rifillim të ndeshjes për herë të dytë zgjati gati dy orë.
Për herë të tretë u ndërpre vetëm tre minuta pas rinisjes.
Tedi Cara luajti deri në minutën e 66-të te LNZ, ndërsa Ajdi Dajko është në stol.