Szymon Marciniak është caktuar gjyqtar kryesor i ndeshjes kthyese të gjysmëfinales së Championsit mes Interit dhe Barcelonës, që luhet të martën në stadiumin “Giuseppe Meazza”.
Ndeshja e parë në Barcelonë u mbyll 3:3 dhe gjithçka është e hapur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMarciniak ka referuar në nëntë ndeshje të Interit në karrierën e tij.
“Nerazzurrët” kanë fituar vetëm dy ndeshje, kanë barazuar tri herë dhe kanë pësuar katër disfata.
Gjyqtari polak drejtoi finalen e Ligës së Kampionëve 2023, të cilën Interi e humbi 1:0 nga Manchester City.
Marciniak ishte gjyqtar kryesor edhe i dy ndeshjeve kur kanë luajtur Interi e Barcelona. Të dyja ato ballafaqime janë mbyllur baras.