Futboll

Bayerni kërkon ta vazhdojë ecurinë pozitive

Bayern

Foto: Associated Press

Bayern Muncheni është skuadra e vetme në Bundesligë që ka pesë fitore radhazi.

Dhe së bashku me Borussia Dortmundin janë dy skuadrat e vetme që ende nuk kanë pësuar disfatë. Bayerni është lider me 15 pikë.

Bavarezët të shtunën nga ora 18:30 luajnë në udhëtim ndaj Eintracht Frankfurtit, në kuadër të xhiros së gjashtë. Skuadra e Vincent Kompanys kërkon ta vazhdojë ecurinë pozitive në kampionatin gjerman.

Bayerni është i pamposhtur në 11 ndeshjet e fundit në elitën gjermane. 

Ndërkohë Frankfurti e zë vendin e katërt me nëntë pikë. Ka tri fitore dhe dy barazime.

Frankfurti të martën u mposht thellë 5:1 nga Atletico Madridi në “Champions”.

Të martën luajti edhe Bayerni dhe fitoi bindshëm 5:1 ndaj Pafosit.

Ndeshje interesante të shtunën nga ora 15:30 do të zhvillohet edhe ndërmjet Dortmundit dhe RB Leipzigut.

Dortmundi e zë vendin e dytë me 13 pikë. Leipzigu ka një pikë më pak në vendin e tretë. 

Nënkampioni Bayer Leverkusen të shtunën luan po ashtu. Nga ora 15:30 e pret Union Berlinin.

Leverkuseni ka tetë pikë në vendin e gjashtë, kurse Union Berlini ka një pikë më pak në pozitën e 11-të.