Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dortmund – Bayern, derbi i madh gjerman

bayern

Borussia Dortmund – Bayern do të jetë kryendeshja e Bundesligës.

Derbi më i madh i Gjermanisë luhet të shtunën nga ora 18:30. I takon xhiros së 24-t.

“Klassiker” e dytë e këtij edicioni vjen në një moment të rëndësishëm, ku të dyja skuadrat kërkojnë pikët maksimale për objektivat e tyre.

Bayerni është lider me 60 pikë. Tetë pikë më pak ka Dortmundi një pozitë më poshtë.

“Verdhezinjtë” në rast të fitores do ta ngushtonin diferencën në pesë pikë. Por nga ana tjetër, Bayerni në rast të fitores do të shkëputej edhe më shumë në tabelë.

Edhe Bayerni e Dortmundi e luajnë derbin e madh gjerman Futboll Bayerni e Dortmundi e luajnë derbin e madh gjerman

Bavarezët janë favoritë për ta fituar titullin e kampionit në Gjermani.

Bayerni, që drejtohet nga trajneri Vincent Kompany, nuk ka humbur asnjë ndeshje në udhëtim në Bundesligë që nga dhjetori i vitit 2024.

Dortmundi ende nuk është mposhtur në shtëpi këtë edicion në kampionat. Dortmundi gjithashtu është i pamposhtur në elitë në 16 ndeshjet e fundit.

Të dyja skuadrat kanë nga një humbje në edicionin aktual.

Asnjë ekip tjetër nuk ka pësuar më pak gola në shtëpi në Bundesligë këtë edicion sesa Dortmundi.

Edhe Bayern – Dortmund, derbi i madh i Bundesligës Futboll Bayern – Dortmund, derbi i madh i Bundesligës

Nënkampioni, Bayer Leverkuseni, të shtunën nga ora 15:30 e pret Mainzin.

Leverkuseni e zë vendin e gjashtë me 39 pikë. Mainzi renditet në pozitën e 13-të me 22 pikë.