Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona interesohet për Eli Junior Kroupin

Eli Junior Kroup

Barcelona e ka vendosur Julian Alvarezin si objektivin kryesor për përforcimin e sulmit, por Atletico Madridi nuk është i interesuar ta shesë sulmuesin e Argjentinës.

Për këtë arsye gjiganti katalunjas po shqyrton edhe alternativa të tjera.

Një nga emrat që ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Barcelonës është Eli Junior Kroupi, sulmuesi i ri francez i Bournemouthit, i cili shihet si talent me shumë potencial.

Kroupi ka impresionuar me paraqitjet e tij në Premier League me Bournemouthin edicionin e kaluar.

Barcelona e vlerëson për shpejtësinë dhe aftësinë për të luajtur si qendërsulmues.

Sipas raportimeve të mediumeve spanjolle, Barça po përgatit ofertë për sulmuesin e lindur në Francë.

Edhe “Është mirë që Alvarez nuk iu bashkua Barçës” Futboll “Është mirë që Alvarez nuk iu bashkua Barçës”

Eli Junior Kroupi babain e ka me prejardhje nga Bregu i Fildishtë ndërsa nënën e ka me prejardhje portugeze.

20-vjeçari në edicionin e fundit me Bournemouthin në 35 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat shënoi 13 gola.