Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

City po humb nga Bournemouthi

Eli Junior Kroupi

Manchester City ka pranuar gol në pjesën e parë të ndeshjes kundër Bournemouthi.

Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi futbollisti i Bournemouthit, 19-vjeçari Eli Junior Kroupi.

Francezi golin e shënoi në minutën e 39-të.

Ndeshja Bournemouth – City i takon xhiros së parafundit të Premier Leagues së Anglisë.

Në rast të barazimit dhe humbjes së Cityt ndaj Bournemouthit, Arsenali sonte e siguron titullin e kampionit të Anglisë, pas pritjes 22-vjeçare.

Arsenali të hënën mbrëma fitoi ndaj Burnleyt 1:0.