Me dy gola të vonshëm nga dy mbrojtësit, Marc Guehi dhe Joshko Gvardiol, Manchester City ka regjistruar të dielën fitore të vështirë, por shumë të vlefshme.
Në nisje të edicionit të ri të Premier Leagues angleze, City fitoi 2:1 ndaj Bournemouthit.
Marcus Tavernier i dha epërsinë mysafirëve në minutën e 26-të. Por, City që e nisi periudhën e re pa Pep Guardiolan, u kundërpërgjigj në minutat e fundit.
Guehi shënoi për 1:1 në minutën e 84-t, kurse Gvardiol në minutën e parë shtesë, realizoi për fitoren e rëndësishme. Megjithatë, City në mesin e pjesës së dytë e humbi transferimin rekord të klubit, Elliot Anderson, i cili u zëvendësua për shkak të një lëndimi. Ai u përplas me Alex Scottin e Bournemouthit.
City tani udhëhiqet nga tekniku italian, Enzo Maresca.
Edhe
Shënon Bilalli, Gjilani në epërsi ndaj Llapit
Në ndeshjen tjetër të kësaj xhiroje, Brightoni fitoi thellë ndaj Aston Villas, 4:0.
Të gjitha golat u shënuan në pjesën e parë. Villa prej minutës së 40-të luajti pa Joao Gomesin, që u ndëshkua me të kuq.