Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arsenali me epërsi bindëse ndaj Cityt në Superkupë

Manc

Arsenali ka krijuar epërsi prej dy golave ndaj Manchester Cityt, në pjesën e parë të Superkupës së Anglisë. 

Për kampionin e Premier Leagues angleze, golat në pjesën e parë i realizuan Ricardo Calafiori dhe Kai Havertz. Calafiori shënoi që në minutën e parë, ndërsa Havertzi në minutën e 28-të. 

Te City në postin e trajnerit në ndeshjen e parë zyrtare është Enzo Maresca, që e zëvendësoi Pep Guardiolan. Guardiola u largua nga klubi pas 10 vjetësh, e me 20 trofe të fituar. 

Ndeshja e “Community Shield” po luhet në “Principality Stadium” të Cardiffit.

Arsenali e nis edicionin me trofe

1 muaj më parë / 16 gus 2026 18:02
arsenal

Arsenali e ka nisur edicionin me trofe të fituar. 

Kampioni i Premier Leagues të dielën fitoi në  ndeshjen për Superkupën e Anglisë. E mposhti bindshëm, 3:0, Manchester Cityn, fituesit të Kupës FA. 

“Topçinjtë” e dominuan ndeshjen e zhvilluar në “Principality Stadium” të Cardiffit dhe shtuan një tjetër trofe në koleksion.

Golat në “Community Shield” i shënuan Ricardo Calafiori dhe Kai Havertz në pjesën e parë. Calafiori realizoi pas 23 sekondash lojë, ndërsa Havertzi në minutën e 28-të. 

Golin për 3:0 e realizoi kapiteni Martin Odegaard, tre minuta pasi nisi pjesa e dytë. 

Manchester City për herë të parë në ndeshje zyrtare u udhëhoq nga tekniku italian, Enzo Maresca. Maresca në postin e trajnerit e zëvendësoi Pep Guardiolan, i cili u largua nga City me 20 trofe të fituar në dhjetë vjet.

Për Arsenalin e trajnerit Mikel Arteta ishte trofeu i 14-të i Superkupës angleze.