Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani i drejtuar nga Ilir Daja e nis mbrojtjen e titullit të kampionit në shtëpi kundër Dukagjinit. Skuadrën nga Klina do ta drejtoj ish-trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi.
Shorti për edicionin 2024/2025 të Superligës së Kosovës në futboll është tërhequr të martën në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdicionin e ri në shtëpi e nis edhe Llapi. Llapjanët e presin Gjilanin, ndërsa Drita e pret në shtëpi Malishevën.
Prishtina ndeshjen e parë e luan kundër ekipit debutues të Superligës, Suharekës. Prishtina është vendase.
Ndërkohë, skuadra tjetër e rikthyer në elitë, Ferizaj do të jetë vendas ndaj Feronikelit ’74. Sezoni i ri në Superligën e Kosovës në futboll, nis më datën 10 gusht.
Në xhiron e parë, do të takohen: Ballkani – Dukagjini, Llapi – Gjilani, Drita – Malisheva, Prishtina – Suhareka dhe Ferizaj – Feronikeli ’74.