Skuadra irlandeze Bohemians e ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Ballkanit.
Douglas James-Taylor ka shënuar për 1:1, në minutën e 76-të të ndeshjes.
Penalltia e Domgjonit mban në epërsi Ballkanin
Penalltia e realizuar nga ish-reprezentuesi i Kosovës, Toni Domgjoni, e ka mbajtur në epërsi Ballkanin pas pjesës së parë.
Edhe
Ballkani sot e vazhdon rrugëtimin në Evropë
Ballkani i Suharekës, tri herë rresht kampion i Kosovës, është duke fituar 1:0 në udhëtim te Bohemiansi i Irlandës.
Është ndeshja e parë e rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Domgjoni, që ka katër paraqitje e një gol të shënuar me Kosovën, realizoi nga penalltia e minutës së 29-të.
Ndeshja kthyese e këtij ballafaqimi zhvillohet të enjten e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 20:00.
Ballkani në kupat evropiane luan prej edicionit 2022/23.
Dy herë rresht luajti në fazën grupore të Ligës së Konferencës, në edicionet 2022/23 dhe 2023/24.
Ballkani në epërsi
Ballkani ka kaluar në epërsi në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ballkani të mërkurën e vazhdon rrugëtimin në Evropë
Ballkani është duke fituar 1:0 ndaj skuadrës Bohemians.
Nga penalltia e minutës së 29-të, i saktë ishte Toni Domgjoni.