Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ballkani me vështirësi avancon tutje në Ligën e Konferencës

ballkani

Foto: Arkiv

Ballkani ka avancuar në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, por me shumë vështirësi.

Të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Ballkani fitoi 3:2 ndaj skuadrës uellsiane, Connah’s Quay Nomads. Në rrethin tjetër të garës përballet me Bohemiansin irlandez. 

Edvin Kuç, Giovanni Ribeiro dhe Valentin Serebe shënuan për 3:0. Por, mysafirët u përgjigjën me dy gola në 20 minutat e fundit të ndeshjes për t’ia vështirësuar punët suharekasve. Megjithatë, Ballkani nuk u dorëzua dhe avancoi tutje. Max Woodcock dhe Hussein Mehasseb, shënuan për mysafirët. 
Ndeshja e parë në Uells para një jave u mbyll 0:0. Ballkani dy herë ka marrë pjesë në fazën grupore të Ligës së Konferencës. 

Të enjten luajtën edhe skuadrat e tjera shqiptare në Ligën e Konferencës. Dinamo e Tiranës dhe Shkëndija avancuan tutje. Dinamo e eliminoi Astanan e Kzakistanit 4:1 pas vazhdimeve, kurse Shkëndija skuadrën FC Europa, 1:0. Nga Liga e Konferencës u eliminua Elbasani, pas ekzekutimit të penalltive.


Ballkani rrezikon fitoren, pranon edhe një gol  

Edhe Ballkanit i ikën fitorja nga duart, bie në minutat e fundit Futboll Ballkanit i ikën fitorja nga duart, bie në minutat e fundit

Ballkani është duke e rrezikuar fitoren ndaj skuadrës Connah’s Quay Nomads. 

Kishte epërsi 3:0, ndërsa për pak minuta pranoi dy gola. Tani rezultati është 3:2. 

Golin për 3:2 e shënoi Hussein Mehasseb, në minutën e 76-të.


Connah’s Quay Nomads shënon ndaj Ballkanit

Skuadra uellsiane Connah’s Quay Nomads ka shënuar gol në portën e Ballkanit. 

Tani rezultati është 3:1. 

Max Woodcock në minutën e 69-të, realizoi nga penalltia.


Dy gola të shpejtë të Ballkanit në pjesën e dytë

Ballkani ka krijuar epërsi të thellë ndaj Connah’s Quay Nomads. Ka shënuar dy gola të shpejtë në fillim të pjesës së dytë dhe Ballkani është duke fituar 3:0. 

Edhe Ballkani sot e vazhdon rrugëtimin në Evropë Futboll Ballkani sot e vazhdon rrugëtimin në Evropë

Giovanni Ribeiro shënoi në minutën e 49-të për 2:0. Braziliani 24-vjeçar më pas asistoi për Valentin Sereben i cili shënoi për 3:0 në minutën e 57-të.


Ballkani shkon në pushim me epërsi

Ballkani i Suharekës ka shkuar në pushim me epërsi të një goli, në ndeshjen kthyese të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës. 

Ballkani është duke fituar 1:0 ndaj skuadrës uellsiane, Connah’s Quay Nomads. 

Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Edvin Kuç. Kapiteni i tri herë kampionit të Kosovës realizoi në minutën e 20-të. 

Fituesi i këtij ballafaqimi luan me fituesin e ndeshjes Bohemian të Irlandës dhe St Joseph’s të Gjibraltarit, në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.


Kuç shënon për Ballkanin

Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuç, ka shënuar gol për epërsinë 1:0. Ai realizoi ndaj skuadrës uellsiane Connah’s Quay Nomads nga afërsia, në minutën e 20-të. 

Kuç u kthye në këtë verë te skuadra suharekase, me të cilën shkroi historinë. 

Edhe Ballkani të mërkurën e vazhdon rrugëtimin në Evropë Futboll Ballkani të mërkurën e vazhdon rrugëtimin në Evropë

Kjo është ndeshja kthyese e fazës së parë kualifikuese të Ligës së Konferencës.

Kuç së fundmi ishte pjesë e Neftchit të Azerbajxhanit.