Milot Avdyli ka shënuar gol për kampionin e Sllovenisë, Celjen.
Të dielën, Celje fitoi në shtëpi 5:0 ndaj Aluminijt, ndërsa Avdyli realizoi në golin për 3:0, në minutën e 39-të.
Avdyli luajti në tërë ndeshjen, ndërsa ka dy gola në total e gjashtë asistime. Deri në fund të kampionatit slloven kanë mbetur edhe tri xhiro.
Celje është i paarritshëm pasi aktualisht i ka 71 pikë. Koperi i dyti i ka 58 pikë.