Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Avdyli pret fitore ndaj Slovanit

Milot Avdyli

Milot Avdyli e ka cilësuar ndeshjen ndaj Slovan Bratislavës si më të rëndësishmen në karrierën e tij.
Celje sllovene, ku luan sulmuesi i krahut, të mërkurën nga ora 21:00 e pret Slovanin në ndeshjen e kthimit të plejofit të Ligës së Kampionëve. 

Ndeshja e parë e zhvilluar javën e kaluar në Sllovaki përfundoi 1:1. 

Golin për skuadrën sllovene e kishte shënuar Avdyli.  

“Jam i lumtur që e shënova golin, por gjëja më e rëndësishme është se kam ekipin pas vete. Luajtëm vitin e kaluar në Ligën e Konferencës, por të luash në Ligën e Kampionëve është diçka krejtësisht ndryshe. Për mua dhe shokët ekipit, kjo do të jetë ndeshja e karrierës. Mund të luaj në pozicione të ndryshme, por gjithmonë dua të jap më të mirën”, ka thënë Avdyli të martën në konferencë për shtyp. 
Te Celje luan edhe Veton Tusha.