Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Avdyli, kampion i Sllovenisë me Celjen

Celje

Futbollisti kosovar, Milot Avdyli, ka fituar titullin e kampionit të Sllovenisë.

Skuadra e Avdylit, Celje, e festoi titullin të shtunën. Por Celje pësoi 2:1 në shtëpi nga Koperi, në xhiron e parafundit të kampionatit slloven.

Celje i ka 71 pikë, katër më shumë se Koperi, kurse e ka një ndeshje më pak të luajtur.

23-vjeçari Avdyli i realizoi dy gola e gjashtë asistime në 25 paraqitje kampionale.

Celje e fitoi titullin e tretë në histori.