Supergoli i Milot Avdylit i ka siguruar Celjes sllovene rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Kampionëve. Celje barazoi 1:1 në udhëtim te Slovan Bratislava e Sllovakisë.
Avdyli 24-vjeçar, i cili ka 10 paraqitje me U21 të Kosovës, shënoi në minutën e 41-të. Ai depërtoi në zonë dhe e plasoi bukur topin me të djathtën.
Për Avdylin ishte goli i parë në kualifikimet e këtij edicioni për në Ligën e Kampionëve. Ai e ka edhe një asistim.
Skuadra sllovake golin për 1:0 e shënoi në minutën e 15-të.
Avdyli e kompletoi ndeshjen e së mërkurës mbrëma, kurse Veton Tusha ishte në bankën rezervë.
Celje javën tjetër e luan në shtëpi ndeshjen kthyese.
Supergol i Avdylit
Milot Avdyli ka shënuar supergol për Celjen që e ka mbyllur pjesën e parë 1:1 në udhëtim te Slovan Bratislava.
Edhe
Avdyli: Dua të luaj në Champions
Avdyli realizoi me plasim shumë të bukur nga zona në minutën e 41-të për skuadrën sllovene.
Sllovakët realizuan të parët në minutën e 15-të.
Kjo është ndeshja e parë e plejofit të Ligës së Kampionëve.