Futboll

Asistimi i Thaqit nuk i mjafton Rijekës

Dominik Thaqi

Mesfushori i talentuar i Rijekës, Dominik Thaqi, asistoi në golin që e shënoi Rijeka me mesfushorin Toni Fruk në minutën e 41-të. 

Por asistimi dhe goli i mesfushorëve Thaqi dhe Fruk nuk i kanë mjaftuar Rijekës të marrë fitore të enjten mbrëma në xhiron e tretë të Ligës së Konferencës. 

Rijeka barazoi 1:1 me Lincoln Red Impsin e Gjibraltarit në udhëtim.  Vendësit golin e barazimit e shënuan në minutën e 84-t. 

18-vjeçari Thaqi luajti deri në minutën e 68-të. 

Rijeka dhe Lincoln Red Impsi kanë nga katër pikë.