Rokas Pukshtas ka qenë vendimtar te Hajduku i Splitit. Ai shënoi gol në minutën e 96-të për ta shpëtuar Hajdukun nga disfata në derbin e futbollit kroat.
Ndeshja Hajduk – Rijeka përfundoi baras 2:2, ndërsa u zhvillua të dielën, në kuadër të xhiros së pestë të elitës së futbollit të Kroacisë.
Luka Menalo shënoi për epërsinë e Rijekës në minutën e 21-të, ndërsa Pukshtas shënoi më pas për rezultatin 1:1, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.
Të dyja skuadrat shënuan edhe nga një gol tjetër në pjesën e dytë.
Për 2:1 e realizoi Bruno Bogejoviq në minutën e 55-të, derisa Pukshtas në minutën e 96-të e shpëtoi skuadrën e tij nga disfata. Ai shënoi golin për 2:2.
Ron Raçi kompletoi takimin te Hajduku, ndërsa në minutën e 70-të u ndëshkua me karton të verdhë.
Adrion Pajaziti u zëvendësua në minutën e 84-t.
Dominik Thaqi mbeti në stol te Rijeka.
Hajduku është në vendin e dytë me 13 pikë sa ka edhe Dinamo Zagrebi, kurse Rijeka në pozitën e shtatë me pesë pikë.