Supergoli i shënuar nga Arbër Hoxha e ka vendosur derbin e madh kroat mes Dinamos së Zagrebit dhe Rijekës, kampiones në fuqi të Kroacisë.
Hoxha gjashtë minuta para fundit shënoi nga një distancë shumë e largët në portën e portierit të Rijekës dhe e vendosi sfidën e xhiros së 12-të të zhvilluar të shtunën në stadiumin “Maksimir”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDinamo fitoi 2:1 dhe mbetet lartë në tabelë me 25 pikë. Rijeka ka 14 pikë në vendin e shtatë.
Hoxha ka tri gola e dy asistime në edicionin aktual të elitës kroate të futbollit.
27-vjeçari që luan si sulmues i krahut e ka edhe një asistim në Ligën e Evropës ndaj Fenerbahçes. Ai e kompletoi ndeshjen. Ndërkohë, talenti 18-vjeçar Dominik Thaqi luajti vetëm në pjesën e parë për Rijekën.
🇦🇱🤩 ARBER HOXHA SCORES FROM AN IMPOSSIBLE ANGLE!!!
WHAT A MAGNIFICENT GOAL! PUSKAS AWARD CONTENDER SURELY!!! WOWWW! pic.twitter.com/JUp66YVzhI