Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hoxha e Dinamo e nisin me fitore mbrojtjen e titullit

Arbër Hoxha

Futbollisti i Shqipërisë, Arbër Hoxha, luajti deri në minutën e 75-të te kampioni i Kroacisë, Dinamo Zagreb të premten mbrëma.

Dinamo e fitoi ndeshjen e xhiros së parë të elitës së futbollit kroat me rezultat 2:0 ndaj Slaven Belupos.

Dy golat e fitores për Dinamon i shënoi Dion Beljo, në minutat 34’ dhe 52’.

Te Slaven Belupo në stol mbeti 18-vjeçari Leon Geci.