Futboll

Rijeka e fiton ndeshjen që nisi të enjten e përfundoi të premten

Rijeka

Rijeka e ka fituar ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së ligës, në Ligën e Konferencës.

Skuadra kroate e mposhti atë çeke, Spartën e Pragës, me rezultatin 1:0, në ndeshjen që nisi të enjten e përfundoi një ditë më pas. 

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, e kompletoi ndeshjen te mysafirët, kurse 18-vjeçari Dominik Thaqi, luajti deri në minutën e 67-të te Rijeka në krahun e djathtë.

Të enjten u zhvillua vetëm pjesa e parë e ballafaqimit. U ndërpre fillimisht në minutën e 13-të, ndërsa kishte vazhduar pas gjysmë ore. Pas pushimit, gjyqtari kryesor mori vendimin që ndeshja të mos luhej për shkak të fushës shumë të rënduar. Dueli vazhdoi të premten nga ora 16:00.

Për Rijekën ishte fitorja e parë në dy ndeshje dhe në vendin e 19-të ka tri pikë.

Sparta e pësoi humbjen e parë pas fitores ndaj Shamrock Roversit. Me tri pikë, skuadra çeke zë vendin e 15-të.