Futboll

Rrahmani ia siguron fitoren Spartës

Albion Rrahmani

Albion Rrahmani ishte vendimtar të shtunën në fitoren e Spartës së Pragës.

Sparta e Pragës e mposhti skuadrën Sigma Olomouc me rezultatin, 1:0, të shtunën në kuadër të javës së 18-të të elitës së futbollit çek.

Sulmuesi i Kosovës, Rrahmani, e shënoi golin e fitores për Spartën në minutën e 88-të. Për Rrahmanin ishte goli i dytë në dy ndeshjet e fundit. Shënoi gol edhe të mërkurën në Kupë të Çekisë ndaj Artis Brnos.

Ai e kompletoi ndeshjen ndaj skuadrës Sigma Olomouc dhe ishte më i miri në fushë.

25-vjeçari Rrahmani këtë edicion në 29 ndeshje të luajtura në të gjitha garat ka shënuar 11 gola dhe ka bërë dy asistime.

Sparta e Pragës ka 37 pikë dhe e zë vendin e dytë. Slavia e Pragës ka 42 pikë në pozitën e parë.

Sigma Olomouc ka 27 pikë në vendin e shtatë.

VIDEO: