Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, luajti nga minuta e 72-të për Sparta Pragën që fitoi thellë 5:2 ndaj Slovackos.
Ndeshja u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 26-të të elitës së futbollit çek.
Sparta i shënoi dy gola në pjesën e parë dhe tri të tjera në pjesën e dytë për fitoren e thellë. Spartës në minutën e 79-të iu anulua një gol, në të cilin asistues ishte sulmuesi Rrahmani.
Sparta zë vendin e dytë me 54 pikë. Është dhjetë pikë prapa Slavia Pragës që zë vendin e parë.