Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, nuk e fitoi rastin të luajë te Sparta Praga që mposhti Kravinan me rezultat 2:0 të dielën mbrëma.
Ndeshja u zhvillua në Pragë dhe i takoi javës së 28-të të elitës së futbollit të Çekisë.
Rrahmani ishte pjesë e ekipit, por mbeti në stol.
Sparta është forcuar në vendin e dytë pas fitores. Por mbetet larg lideres Slavia Pragës, që ka dhjetë pikë më shumë.