Përditësuar (22:30) - Ndeshja ndërmjet Rijekës dhe Spartës së Pragës u ndërpre fillimisht në minutën e 13-të.
U mor vendimi që ballafaqimi të vazhdonte në orën 21:00. U përfundua pjesa e parë, por nuk nisi e dyta.
Ndeshja është ndërprerë sërish për shkak të të reshurave të mëdha të shiut. Dhe nuk do të vazhdojë më sonte, ka njoftuar klubi kroat, Rijeka.
Rezultati është baras, 0:0, ndërsa Rijekës iu anulua një gol i minutës së nëntë, për pozitë jashtë loje.
Ishte ndeshja e xhiros së dytë e fazës së ligës, në Ligën e Konferencës.
Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, ishte titullar te Sparta e Pragës, ndërsa 18-vjeçari, Dominik Thaqi, luajti nga fillimi për Rijekën në krahun e djathtë.
Merret vendim për ndeshjen Rijeka – Sparta Praga
Përditësuar (20:20) - Është marrë vendim për ndeshjen e Rijeka – Sparta Praga e ndërprerë në minutën e 13-të shkaku motit të keq. Klubi i futbollit Rijeka ka njoftuar se ndeshja do të rifillojë në orën 21:00.
Kjo ndeshje i takon xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.
Në këtë ndeshje titullar te skuadra çeke është sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani.
Ndërpritet ndeshja Rijeka – Sparta Praga
Ndeshja ndërmjet Rijekës dhe Sparta Pragës është ndërprerë në minutën e 13-të për shkak të motit të keq.
Gjyqtari, Robert Jones, vendosi ta ndërpresë ndeshjen shkaku i shiut të vazhdueshëm në Rijekë.
Te skuadra e Sparta Pragës titullar është sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani.
Ndeshja i takon xhiros së dytë të Conference League.