Skuadra e Arsenalit të martën u mposht 1:0 nga Paris Saint-Germaini në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.
“Topçinjtë” të shtunën kanë pësuar disfatë edhe në Premier League.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë kuadër të javës së 35-të, Bournemouthi fitoi ndaj Arsenalit në udhëtim me përmbysje të rezultatit 2:1.
Declan Rice i kaloi në epërsi vendësit në minutën e 34-t.
Mysafirët i realizuan dy gola në pjesën e dytë për fitoren shumë të rëndësishme.
Dean Huijsen i barazoi shifrat në minutën e 67-të kurse tetë minuta më pas Evanilson e realizoi golin e fitores.
Arsenali mbetet në pozitën e dytë me 67 pikë. Titullin e kampionit tashmë e ka siguruar Liverpooli që është në vendin e parë me 82 pikë.
Bournemouthi e zë vendin e tetë me 53 pikë.
Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe tri xhiro.