Arsenali ishte në ecuri prej tri ndeshjeve rresht pa fitore. E pati një barazim në Champions me Sportingun, ku megjithatë, e siguroi gjysmëfinalen.
Por, i pati dy humbje rresht nga Bournemouthi dhe Manchester City në elitën angleze, të cilat e hapën garën për titull edhe më shumë.
Arsenali të shtunën megjithatë u kthye te fitorja, pasi e mposhti Neëcastlen 1:0, në xhiron e 34-t.
Eberechi Eze e shënoi golin e vetëm në ndeshje. Eze pas një skeme të përgatitur, realizoi supergol në minutën e nëntë.
Arsenali shkëputet në tabelë nga Manchester City, por e ka një ndeshje më shumë të luajtur.
Arsenali i pari i ka 73 pikë, tri më shumë se City.