Arsenali ka vazhduar me formë të jashtëzakonshme në Premier League.
Të shtunën e regjistroi fitoren e tetë në elitën angleze dhe të nëntën rresht në të gjitha garat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Revolveristët” nuk gabuan në udhëtim te Burnely dhe fituan 2:0.
Çështjen e fituesit, Arsenali e mbylli herët në pjesën e parë.
Viktor Gyokeres në minutën e 14-të dhe Declan Rice në minutën e 35-të shënuan për rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.
Armando Broja luajti te Burnley nga minuta e 76-të.
Arsenali lider ka 25 pikë pas dhjetë ndeshjeve, derisa Burnley me 10 pikë mbetet në vendin e 17-të.