Arsenali ka mposhtur Evertonin 2:0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 30-të në Premier League, për të vazhduar marshin drejt titullit të kampionit.
“Topçinjtë” fituan krejt në fund të ndeshjes.
Rezervistët Victor Gyokeres dhe 16-vjeçari Max Dowman shënuan në minutat 89 dhe 97 për fitoren e rëndësishme të Arsenalit.
Falë kësaj fitoreje, Arsenali me 31 ndeshje të zhvilluara mbërrin në kuotën e 70 pikëve.
Manchester City që e ndjek me 60 pikë, ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Dowman në histori të Premier Leagues
Me 16 vjet e 73 ditë, Max Dowman i Arsenalit është bërë golashënuesi më i ri në histori të Premier Leagues.
Talenti anglez shënoi në minutat shtesë për “Topçinjtë” për të vulosur fitoren 2:0 ndaj Evertonit në xhiron e 30-të.
Ai madje ishte më meritori për këtë fitore. U inkuadrua në minutën e 74-të dhe 15 minuta më vonë harkoi te goli i parë i Victor Gyokeresit, para se vetë të realizonte në fund.

Dowman tani ka thyer rekordin e James Vaughanit që ishte golashënuesi më i ri në histori me 16 vjet e 270 ditë. Rekordi mbahej prej prillit 2005.