Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

City e largon Burnleyn nga Premier League dhe barazohet me pikë me Arsenalin

Manchester City

Manchester City nuk ka gabuar të mërkurën mbrëma. 

E ka mposhtur Burnleyn në udhëtim, në xhiron e 34-t të Premier Leagues, dhe është barazuar me pikë me Arsenalin në krye të tabelës me nga 70 pikë. 

Ndërkohë, Burnley në edicionin tjetër do të luajë në kategorinë e dytë. 

Në vendin e parafundit, Burnley i ka 20 pikë. 

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Erling Haaland, në minutën e pestë. 

Edhe City e mban nën presion Arsenalin, i afrohet në dy pikë Futboll City e mban nën presion Arsenalin, i afrohet në dy pikë

Haalandi i ka 24 gola.

Armando Broja luajti te Burnley prej minutës së 82-të.

City lider pas një kohe të gjatë

3 muaj më parë / 22 pri 2026 23:30
Haaland

Manchester City është kthyer në vendin e parë në Premier League për herë të parë që prej 21 gushtit. 
City dhe Arsenali kanë nga 70 pikë, dhe goldallim +37.

Aktualisht, City ka përparësi pasi ka shënuar 66 gola, tri më shumë se Arsenali.