Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Pulisic lë pas lëndimin, kthehet me paraqitje pozitive

Cristian Pulisic

Mesfushori Cristian Pulisic është kthyer nga lëndimi dhe luajti si zëvendësues në disfatën që SHBA-ja e pësoi nga Turqia 3:2, në ndeshjen që u zhvillua në orët e hershme të së premtes. 

Ai luajti prej minutës së 58-të dhe paraqitja e tij u vlerësua pozitive. Pati disa momente të mira në fazën e sulmit, ndërsa iu afrua edhe shënimit të golit. 

Humbja nuk kishte rëndësi për amerikanët, pasi e kishin të sigurt avancimin në raundin tjetër të garës.

SHBA-ja fitoi ndaj Paraguait dhe Australisë në dy ndeshjet e para dhe e siguroi pozitën e parë në Grupin D. Në ndeshjen e parë të fazës nokaut, SHBA-ja luan ndaj Bosnjë-Hercegovinës. 

Pulisic mori lëvdata edhe nga përzgjedhësi Mauricio Pochettino. 

Edhe Pulisiq stërvitet i ndarë nga grupi Botërori 2026 Pulisiq stërvitet i ndarë nga grupi

“Jam i lumtur sepse mendoj që pati ndikim të mirë kur ai ishte në fushë”, deklaroi përzgjedhësi Pochettino.

Pulisic luajti vetëm në pjesën e parë në fitoren 4:1 të SHBA-së ndaj Paraguait, ndërsa mungoi në duelin e dytë ndaj Australisë.