Malik Tillman i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dashur t’i ndërronte këpucët, pak para se ta ekzekutonte gjuajtjen e lirë, nga e cila shënoi gol.
SHBA-ja fitoi 2:0 me golat e Folarin Balogunit dhe Tillmanit, ndaj Bosnjë-Hercegovinës dhe ka bërë vend në mesin e 16 përfaqësueseve më të mira.
SHBA-ja do të luajë tani ndaj Belgjikës.
“Po, kam ndier dhembje pasi më ishte çarë këpuca, për këtë arsye i ndërrova. Dikush më shkeli, por nuk është serioze”, ka deklaruar pas ndeshjes Tillman.
Këmba e tij ishte e ende e gjakosur.
Artikuj të ngjashëm