Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Pulisiq stërvitet i ndarë nga grupi

Christian Pulisiq

Sulmuesi Christian Pulisiq ka punuar i ndarë nga grupi në stërvitjen e fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pulisiq është duke u rikuperuar nga lëndimi në pulpë.

Ai ishte zëvendësuar pas pjesës së parë në fitoren 4:1 të SHBA-së kundër Paraguait.

Përzgjedhësi i SHBA-ve, Mauricio Pochettino, nuk ka dhënë shumë detaje kur u pyet se si është gjendja e 27-vjeçarit.

“Mirë”, tha shkurt përzgjedhësi i amerikanëve.

Ka shpresë që Pulisiq të jetë gati për ndeshjen e së premtes kundër Australisë në Seattle.