Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pochettino do ta vazhdojë kontratën me SHBA-në

Mauricio Pochettino

Mauricio Pochettino është pranë arritjes së një marrëveshjeje të re me Federatën e Futbollit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan të mërkurën “Goal”. 

Sipas raportimeve, palët janë në fazën përfundimtare të negociatave.  Pochettino pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare.

E ardhmja e Pochettinos si selektor i SHBA-së ishte vënë në pikëpyetje pas përfundimit të Botërorit. Megjithatë, drejtuesit e Federatës së Futbollit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të kënaqur me punën e Pochettinos. 

Pochettino do të vazhdojë të udhëheqë SHBA-në në garat e ardhshme ndërkombëtare, me synimin për ta përgatitur ekipin për Kupën e Botës 2030.

SHBA-ja u eliminua nga Belgjika në 1/8 e finales në Botëror. 54-vjeçarit në vitin 2024 u emërua selektor i SHBA-së.