Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

SHBA-ja gati për “ndeshjen më të rëndësishme”

SHBA

Gjithçka ndryshon me një fitore për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por një humbje do të krijonte shumë zhurmë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

SHBA-ja do të përpiqet të bëjë një tjetër hap në Kupën e Botës të cilën e organizon bashkë me Meksikën dhe Kanadanë.

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettinoi fitoi grupin me dy fitore dhe një humbje.

SHBA-ja humbi ndeshjen e fundit kundër Turqisë, tashmë të eliminuar nga Botërori.

Amerikanëve për ndeshjen kundër Bosnjë-Hercegovinës i kthehen lojtarët e rëndësishëm, Tyler Adams, Florian Balogun dhe Chris Richards.

Ndeshja SHBA – Bosnjë-Hercegovinë luhet në Kaliforni në orën 2:00 të mëngjesit të së enjtes, sipas kohës në Kosovë.

Ndeshja kundër boshnjakëve nuk vlerësohet e lehtë për amerikanët.

Bosnjë-Hercegovina humbi nga Zvicra, por avancoi në fazën nokaut me një fitore dhe një barazim në fazën e grupeve.

SHBA-ja do ta ketë mbështetjen në tribuna, kurse Bosnjë-Hercegovina synon të prishë festën, ashtu siç bëri kundër Italisë në kualifikime, përkatësisht në finale të plejofit kualifikues.

SHBA-ja dhe Bosnjë–Hercegovina e njohin njëra-tjetrën nga e kaluara.

Në tri miqësore, SHBA-ja ka dy fitore, kurse një ndeshje kishte përfunduar baras.

Amerikanët nuk kanë fituar asnjë nga 13 ndeshjet e tyre të fundit në Kupën e Botës kundër ekipeve evropiane.