Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë të arrijnë në çerekfinale të Kupës së Botës, për herë të parë që nga viti 2002.
SHBA-ja synon fitore ndaj Belgjikës në ndeshjen që luhet në Seattle në ora 2:00 të mëngjesit të së martë, sipas kohës në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk do të jetë përballja e parë e këtij viti mes këtyre përfaqësueseve. Në mars, Belgjika mposhti 5:2 SHBA-në në miqësoren e luajtur në Atlanta.
SHBA-ja ka qenë mbresëlënëse deri më tani në këtë Botëror. Skuadra e Mauricio Pochettinos që kryesoi Grupin D, eliminoi Bosnjë-Hercegovinën në 1/16 e finales. E mposhti 2:0, pavarësisht se luajti nga minuta e 64-t me dhjetë lojtarë.
Belgjika ka bërë rrugë të vështirë.
Pavarësisht barazimit në dy ndeshjet e para në Grupin G, kundër Egjiptit dhe Iranit, Belgjika e drejtuar nga Rudi Garcia avancoi tutje si e para e grupit pas fitores 5:1 ndaj Zelandës së Re.
Në 1/16 e finales, Belgjika e eliminoi Senegalin, ndonëse ishin duke humbur 2:0 deri në minutën e 85-të.
Belgjika në Botërorin e vitit 2014 e kishte eliminuar SHBA-në në një të tetën e finales.
Tetë vjet më parë, Belgjika përfundoi në vendin e tretë. Është arritja më e madhe e Belgjikës në Botëror.