Një fitore e thellë në ndeshjen e fundit, i hapi rrugë Belgjikës për t’u kualifikuar në 1/16 e finales të Kupës së Botës nga vendi i parë në Grupin G.
Për të avancuar në një të tetën e finales, Belgjikës i duhet shkëlqimi të mërkurën në Seattle kundër Senegalit, që siguroi kualifikimin në fazën nokaut si një nga përfaqësueset më të mira të vendeve të treta të fazës grupore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja luhet nga ora 22:00.
Belgjika rrezikonte eliminimin, por përfundoi duke u bërë skuadra e parë evropiane që nga Anglia në vitin 1990 që fiton grupin e saj pasi dështoi t’i fitonte dy ndeshjet e para dhe duke arritur fitore të thellë 5:1 ndaj Zelandës së Re.
Fushata e Senegalit ishte e ngjashme me atë të Belgjikës.
Senegali nuk arriti të fitonte asnjërën nga dy ndeshjet e para, përpara se të shënonte pesë gola kundër Irakut në ndeshjen e fundit.
Senegali u bë përfaqësuesja e vetme që avancoi tutje si e treta me tre pikë.
Belgjika i ka fituar pesë nga gjashtë përballjet në Kupën e Botës kundër ekipeve afrikane, ndërsa Senegali ka humbur secilën nga katër ndeshjet e fundit në Botëror kundër përfaqësueseve evropiane.
Belgjikës nuk i mungon asnjë lojtar, ndërsa Senegali do të paraqitet pa portierin e lënduar, Edouard Mendy.