Ndeshja më e përfolur e këtij Botërori nuk ofroi shumë dramë në fushën e lojës.
Në orët e para të së martës, Belgjika fitoi 4:1 ndaj SHBA-së për kualifikim në çerekfinale të Kupës së Botës. Ndeshja u zhvillua në Seattle para 66 mijë e 925 shikuesve, ndërsa u dominua nga belgët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZhvillime dramatike i paraprinë ndeshjes. FIFA papritur suspendoi dënimin me një ndeshje moslojë të amerikanit Folarin Balogun, që ishte ndëshkuar me të kuq në takimin e kaluar. U kuptua se kjo ndodhi pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i telefonoi shefit të FIFA-s, Gianni Infantino, dhe kërkoi rishqyrtim të kartoni të kuq të Balogunit. Kjo solli reagime nga e gjithë bota e futbollit. Balogun udhëhoqi sulmin e SHBA-së, por pa lënë shumë gjurmë.
Video: 5 golat dhe momentet më të spikatura të ndeshjes
Charles De Ketelaere shënoi në minutën e nëntë dhe të 33-të për Belgjikën. Hans Vanaken shënoi në minutën e 57-të, kurse Romelu Lukaku realizoi në minutën e 93-të. Amerikanët barazuan në 1:1 në minutën e 31-të, me golin e Malik Tillman. Por nuk ia dolën të bëjnë më shumë.
Amerikanët kanë pasur telashe në mbrojtje, që janë shfrytëzuar maksimalisht nga Belgjika.
Belgjika në çerekfinale përballet me Spanjën.