Prania e Folarin Balogunit në fushë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Belgjikës kishte ndikim të pabesueshëm në botën e futbollit. Por në fushë, Balogun kishte një paraqitje për ta harruar, së bashku me ekipin e SHBA-së. Amerikanët pësuan 4:1 nga Belgjika në një të tetën e finales, të martën në mëngjes.
Sulmuesi 25-vjeçar i shënoi tre gola në këtë Botëror. Ai ishte ndëshkuar me të kuq në ndeshje ndaj Bosnjë-Hercegovinës, por FIFA e ktheu dënimin e tij automatik prej një ndeshje moslojë në dënim me kusht për periudhë njëvjeçare. Kështu Balogun e fitoi të drejtën të luante ndaj Belgjikës. Ky zhvillim ndodhi vetëm pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kërkoi presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, rishqyrtim të vendimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendimi i papritur i FIFA-s bëri që personalitete të futbollit të vinin në dyshim integritetin e Kupës së Botës. Konfederata Evropiane e Futbollit, UEFA, tha se FIFA e kapërceu vijën e kuqe. Federata belge e kundërshtoi të drejtën e Balogunit për lojë.
Vet futbollisti nuk është fajtor që ishte në qendër të vëmendjes.
“E pranova vendimin kur më dhanë kartonin e kuq dhe e pranova vendimin kur më thanë se më lejohej të luaja”, ka thënë Balogun. “Nuk pata asnjë përfshirje në proces dhe kjo nuk është diçka që ka të bëjë me mua personalisht”.
Balogun nuk shënoi në ndeshjen ndaj Belgjikës. Ishte i përfshirë në golin e vetëm të amerikanëve, duke siguruar goditjen e dënimit që u shndërrua në gol. Pak para golit, sulmuesi ngriti duart dhe entuziazmoi tifozët amerikanë.
Lojtarët e SHBA-së u munduan shumë herë të shërbejnë 25-vjeçarin. Ai përdori shpejtësinë, por nuk ia doli të mposhte Thibaut Courtoisin. Rastin më të mirë e kishte në minutën e 82-të. Balogun u zëvendësua në minutën e 92-të.
Balogun nuk kishte prani të madhe në fushë. Por nuk ishte i vetmi.
“Pse, a kishte ndonjëri prani të madhe në fushë sot?”, pyeti mesfushori amerikan Tyler Adams. “Ne ishim të lumtur që ai kishte mundësinë të luante. Ai u përpoq të ishte i pranishëm dhe të bezdiste mbrojtjen kundërshtare. Në raste edhe ia doli, por thjesht nuk pati shumë mundësi”.
Balogun tha se ishte e vështirë të kuptohet pse amerikanët nuk luajtën me intensitetin që ekipi e kishte në ndeshjet e kaluara.
“Nuk i kemi dhënë shumë arsye për gëzim tifozëve. Kjo është gjëja më dëshpëruese. Dhe kjo është pjesa që dhemb më së shumti për mua personalisht”, ka thënë Balogun.
SHBA-ja është eliminuar, por rastin i Balogunit dhe ndërhyrja e Trumpit do të diskutohet gjatë. Trump të hënën pranoi se ka kërkuar rishqyrtim të rastit, duke vlerësuar se kartoni i kuq për sulmuesin nuk ishte i drejtë. Infantino, që është kritikuar vazhdimisht për afërsinë e madhe me presidentin amerikan, ka thënë se nuk ka pasur ndikim në vendimin e komisionit disiplinor. Ai ishte në stadium për të parë ndeshjen. Është shoqëruar nga drejtues të futbollit belg dhe amerikan.
Ka pasur thirrje “FIFA Mafia” nga tifozët belgë para ndeshjes.