Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Trumpi i lumtur me vendimin, reagon Belgjika

Trumpi

FIFA vendosi që t’ia heq suspendimin sulmuesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Folarin Balogunit, që ai të mund të luajë ndaj Belgjikës. 

SHBA-ja luan me Belgjikën të hënën në mëngjes, nga ora 2 me kohën në Kosovë. 

Vendimi u mirëprit te përfaqësuesja amerikane, dhe i lumtur me vendimin ishte edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. 

Megjithatë, Belgjika ka reaguar dhe ka thënë se është “e habitur” me këtë vendim. 

Baloguni u përjashtua nga loja në fitoren ndaj Bosnjë-Hercegovinës, pasi kishte ndërhyrë ashpër në Tarik Muharemoviqin. Ai ishte përjashtuar pas rishikimit të situatës në VAR. 

Është hera e parë që një lojtar i Kupës së Botës nuk suspendohet, ndonëse ka marrë karton të kuq në ndeshjen paraprake. 

Edhe Futbollisti më i përfolur i Botërorit kishte pak ndikim në lojën e SHBA-së Botërori 2026 Futbollisti më i përfolur i Botërorit kishte pak ndikim në lojën e SHBA-së

“Faleminderit FIFA për vendimin e drejtë, dhe që përmbysët padrejtësinë e madhe!”, ka shkruar Presidenti Trump ndër të tjera. 

“Për të mbrojtur të drejtat legjitime të të gjitha ekipeve pjesëmarrëse dhe për të mbrojtur parimet themelore të lojës së ndershme në sportin tonë, si në këtë Kupë Bote FIFA ashtu edhe në edicionet e ardhshme të turneut, Federata e Belgjikës po heton të gjitha opsionet e mundshme”, shkruan në reagimin e Federatës belge.

Lexo përditësimet tjera
Trumpi

Trump falënderon FIFA-n që ia hoqi kartonin e kuq Balogunit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka komentuar vendimin për t’ia hequr kartonin...