Portieri i Rusisë, Igor Akinfeev, insiston se nuk ka stërvitur penalltitë me bashkëlojtarët.
Akinfeev priti dy penallti të dielën, ndërsa Rusia eliminoi Spanjën pas ekzekutimit të penalltive në 1/8 e finales dhe siguroi kalimin në çerekfinale. Rusia triumfoi 4:3, pasi koha e rregullt dhe shtesat përfunduan 1:1.
"Ne definitivisht nuk kemi stërvitur penalltitë", ka thënë Akinfeev të martën nga baza e skuadrës së Rusisë në periferi të Moskës. Akinfeev thotë se skuadra ka shpresuar ta mposhtë Spanjën në kohë të rregullt.
"Por loja isha e gjatë dhe të gjitha emocionet u larguan në ato 120 minuta", thotë portieri i CSKA Moskës.
Fitorja u përcoll me festë në gjithë Rusinë. Mirëpo Akinfeev thotë se euforia duhet të ulet tash, ndërsa Rusia do të përballet me Kroacinë në çerekfinale të shtunën. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Pas eliminimit të Spanjës, Rusia nuk sheh pengesë të pakalueshme
-
Akinfeev çon Rusinë në çerekfinale, eliminon Spanjën
-
Enrique zbulon se u ka thënë lojtarëve të gjuajnë 1000 penallti
-
Oyarzabal thotë se e ka parashikuar që zviceranët do të humbin tri penallti
-
Rusia ende e përfshirë nga mania e Dzyubas