Loja shtesë në një prej përballjeve më interesante të Kupës së Botës të vitit 2018 kishte përfunduar dhe rezultati ishte 2:2. Penalltitë do të përcaktonin fituesin mes Rusisë dhe Kroacisë. Lojtarët e përfaqësueses së Rusisë u mblodhën rreth një njeriu, që me energji po i kërkonte bashkëlojtarëve të tij një shtytje të fundit për të vendosur se cila nga të dyja do të kalonte në gjysmëfinale.
Me gjithë zhurmën e madhe në stadiumin "Fisht" të Sochit, kamerat televizive kapën çdo fjalë të fjalimit të Artem Dzyubas. Sulmuesi shtatlartë ishte zëvendësuar dhe nuk kishte të drejtë të gjuante penallti. Por prapë puna i ra atij për të motivuar bashkëlojtarët, shkruan sot Koha Ditore.
"Djem, jam shumë krenar me ju! Ju dua! Thjesht shijoni këtë moment. Portieri kroat lëviz herët, kështu që mos nxitoni! Nëse nuk ndiheni me besim, thjesht gjuani fuqishëm në mes! Të shkojmë!" ishin fjalët e Dzyubas.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Selektori i Argjentinës shpërthen në lot në konferencë për shtyp
-
Tregimet e pabesueshme të finaleve të Kupës së Botës
-
“Kablloja kishte paraqitje më të mirë se Madueke”
-
Legjenda e shahut tallet me FIFA-n: Bëjini kabllot me flokë të kroatëve
-
Lot lehtësimi – tjetër kapitull i jashtëzakonshëm në karrierën e Messit