Ukraina e Rusia janë takuar të premten në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian në futsall. Ndeshja është luajtur në Amsterdam, ndërsa fitore ka shënuar Rusia me shifrat 3:2.
Ndeshja kishte peshë më të madhe për shkak të raporteve shumë të acaruara mes dy vendeve. Momenti më i mirë i ndeshjes ndodhi në minutën e 31-të, kur lojtari i Rusisë, Artem Niyazov shënoi gol shumë të bukur me goditje “gërshërë”. Ukraina ishte në prag të sigurimit të vazhdimeve por humbi penallti në fund dhe më pas edhe rast ideal.
Në gjysmëfinalen tjetër Portugalia fitoi 3:2 ndaj Spanjës.
Finalja Portugali – Rusi zhvillohet të dielën.
Wondergoal by Niyazov!
— Valerio Scalabrelli (@riodevale) February 4, 2022
?? ?
© @UEFAFutsal #FutsalEURO ?? pic.twitter.com/Jzf5Ip22Qm
Artikuj të ngjashëm