Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Akinfeev çon Rusinë në çerekfinale, eliminon Spanjën

Nikoqiri Rusia është çerekfinalisti i tretë i Botërorit, duke e eliminuar Spanjën pas ekzekutimit të penaltive.

Ishte portieri Akinfeev që priti dy penalti të spanjollëve, transmeton Koha.net. Rezultati i kohës së rregullt dhe i vazhdimeve ishte 1-1.

Ignasheviq me autogol i dha epërsinë Spanjës në minutën e 12. Kurse Dzyuba barazoi shifrat në minutën e 41 nga penaltia.

Iniesta shënoi penaltinë e parë për Spanjën, më pas për Rusinë i saktë ishte Smollov. Penaltinë e dytë për spanjollët e ekzekutoi Pique, që ishte i saktë. Kurse për Rusinë Ignasheviq shënoi penaltinë e dytë me një qetësi të madhe.

Ylli i Atleticos, Koke mori përgjegjësinë për penaltinë e tretë, të cilën ia priti portieri Akinfeev. E epërsinë e parë për Rusinë në penalti ia dha Gollovin.

Edhe Rusët kishin planifikuar ta eliminonin Spanjën pa penallti Botërori 2018 Rusët kishin planifikuar ta eliminonin Spanjën pa penallti

Në vazhdim për Spanjën i saktë ishte Ramos. Cherishev për Rusinë ishte i saktë. E më pas Spanja humbi edhe një penalti, kur portieri rus ia priti penaltinë e Aspasit.

Në çerekfinale Rusi e pret fituesin e ndeshjes Kroaci – Danimarkë.


Spanjë – Rusi, fituesi do të vendoset në penalti

Ka përfunduar edhe koha e vazhdimeve ndërmjet Spanjës dhe Rusisë, pa ndryshim rezultati.

1 me 1 ishte rezultati final edhe pas vazhdimeve, dhe tani çerekfinalisti i radhës do të vendoset pas ekzekutimit të penaltive.

Fituesin e këtij takimi në çerekfinale e pret fituesi i ndeshjes Kroaci – Danimarkë.


Baras koha e rregullt Spanjë – Rusi, në vazhdime

Ka përfunduar pa fitues koha e rregullt e ndeshjet Spanjë – Rusi, në 1/8 së finales në Kupën e Botës.

Edhe Si i dha mësim Spanja Francës dhe e arriti finalen e madhe Botërori 2026 Si i dha mësim Spanja Francës dhe e arriti finalen e madhe

Tani ndeshja shkon në vazhdime, dhe në rast të mos ndryshimit të rezultatit atëherë do të jenë penaltitë ato që do të vendosin çerekfinalistin e radhës, transmeton Koha.net.

1 me 1 ishte rezultati përfundimtar i takimit për kohën e rregullt.

Ignasheviq me autogol i dha epërsinë Spanjës në minutën e 12. Kurse Dzyuba barazoi shifrat në minutën e 41 nga penaltia.


Rusia barazon shifrat ndaj Spanjës

Rusia ka barazuar shifrat në ndeshjen e 1/8 së finales ndaj Spanjës.

Ishte Dzyuba ai që shënoi nga penaltia në minutën e 40, pasi Pique kishte prekur topin me dorë.


Spanja kalon në epërsi ndaj Rusisë

Spanja ka kaluar në epërsi në 1/8 së finales së Botërorit kundër nikoqirit, Rusisë.

Edhe Edhe dhjetë minuta lojë, Spanja i afrohet finales Botërori 2026 Edhe dhjetë minuta lojë, Spanja i afrohet finales

Ishte një autogol nga Ignasheviq në minutën e 12 që i dha epërsinë Spanjës, transmeton Koha.net.

Fituesi i kësaj ndeshje siguron kualifikim në çerekfinale të Botërorit.