Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Oyarzabal thotë se e ka parashikuar që zviceranët do të humbin tri penallti

Mikel Oyarzabal ka shënuar penalltinë vendimtare, me të cilën Spanja e eliminoi Zvicrën dhe kaloi në gjysmëfinale të Euro 2020.

“Nuk ka pasur hapësirë për dështim. Për fat unë e kam realizuar penalltinë”, ka thënë Oyarzabal pas ndeshjes në St. Petersburg. “Ndërsa ecni drejt topit, shumë gjëra kalojnë nëpër kokën tuaj dhe ‘rruga’ duket e gjatë për të arritur atje”.

Oyarzabal është kapiten i Real Sociedadit, ndërsa ka shënuar penalltinë e fitores në finale të Copa del Rey 2020, që është luajtur më herët këtë vit.

“Kur Busquets nuk shënoi, jam kthyer dhe i kam thënë Unait se ai do të ndalë tri. Kam qenë i sigurt se është dita e tij dhe ia kam thënë këtë”, ka theksuar Oyarzabal. Portieri i Spanjës, Unai Simon priti dy goditje të lojtarëve të Zvicrës, ndërsa një tjetër shkoi mbi portë.

“Nëse luajmë një ndeshje si kjo në gjysmëfinale, kemi të gjitha gjasat për të fituar”.