Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Oyarzabali thotë se Spanja mund ta mposhtë këdo

Mesfushori ofanziv i Spanjës, Mikel Oyarzabal, i cili shënoi penalltinë vendimtar kundër Zvicrës, ka paralajmëruar Italinë.

Spanjolli ka theksuar se mund ta mposhtin çdo përfaqësuese, nëse e luajnë lojën e tyre.

“Nëse ne luajmë siç dimë, ne mund ta mundim këdo. Thjesht, ne duhet t’i besojmë idesë sonë për futbollin. Italia ka lojtarë të shkëlqyeshëm dhe do të jetë një lojë shumë e komplikuar, ata kanë treguar nivelin e tyre dhe ne e dimë se janë në një moment të shkëlqyeshëm. Por e njëjta gjë vlen edhe për ne”, deklaroi Oyarzabal.

Ai ka zbuluar se në ditët e fundit kanë punuar në ekzekutimin e penalltive.

“Ne studiojmë portierë dhe gjuajtës penalltish. Kemi punuar në penallti këto ditë dhe me siguri edhe të tjerët e kenë bërë të njëjtën gjë”, tha Oyarzabal.

Edhe Oyarzabal i lumtur me fitoren dhe golin Botërori 2026 Oyarzabal i lumtur me fitoren dhe golin

Sulmuesi i Real Sociedadit, ka shënuar një gol me Spanjën në “Euro 2020” ndaj Kroacisë në kohën shtesë.

Spanja do të takohet me Italinë në gjysmëfinalen e “Euro 2020”, takim i cili zhvillohet të martën nga ora 21:00 në “Wembleyt” të Londrës.