Kur bëhet fjalë për ndeshjet finale, Spanja e di se mund ta kthejë vëmendjen te Mikel Oyarzabali. Pak lojtarë në histori të futbollit kanë statistika si ai sa u përket golave të shënuar në finale. Dhe FIFA ka shkruar të shtunën, pikërisht për këtë gjë.
Sulmuesi i Real Sociedadit është vendosur në njërin prej më të mirëve që ka pasur Spanja ndonjëherë. David Villa është golashënuesi më i mirë me 59 gola, ndërsa 30 i ka Oyarzabali. Por, Oyarzabal e ka thyer rekordin për më së shumti gola të shënuar brenda një sezoni të vetëm për Spanjën, 14 gjithsej. Këtë ecuri pozitive synon ta vazhdojë edhe në finalen e Botërorit ndaj Argjentinës.
Ai ka shënuar në çdo finale ku ka marrë pjesë. Edhe emra si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Pele, Diego Maradona, Zinedine Zidane, Johan Cruyff, Gerd Muller dhe Eusebio, nuk e kanë një të arritur të tillë.
Oyarzabal ka shënuar nga një gol nga penalltia në dy finale të Kupës së Mbretit me Real Sociedadin. Oyarzabali ka luajtur në dy finale të Ligës së Kombeve, një finale të Kampionatit Evropian dhe një finale të Lojërave Olimpike. Ka realizuar në të katër këto ngjarje. Nëse shënon, bëhet lojtari i parë i Spanjës që shënon gjashtë gola në një edicion të Kupës së Botës. Ai me pesë gola është barazuar me Emilio Butraguenon dhe Villan, që kishin nga pesë gola në edicionet e Botërorit 1986 dhe 2010.