Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Gjyqtarët mund të anulojnë ndeshjet e Botërorit në raste racizmi

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka thënë se gjyqtarët do të kenë të drejtën që të anulojnë ndeshjet në Botëror nëse ka incidente të racizmit.

Ka pasur paralajmërime se Botërori që do të mbahet në Rusi, mund të përballet me diskriminim shkaku i problemeve historike që ka ky shtet.

Mbrojtësi i Anglisë, Danny Rose ka kërkuar nga familja e tij që të mos udhëtojë në Rusi shkaku i frikës se mund të ketë sulme raciste ndaj tyre.

Infantino ka thënë se janë marrë masa dhe ka paralajmëruar pasoja serioze në rast se ndodhin incidente të racizmit, transmeton Koha.net.

“Nuk do të thosha se jemi të shqetësuar për diskriminimin, të drejtat e njeriut dhe sigurinë, por do i marrim seriozisht. Kemi marrë masat e duhura për përgatitje të këtij procesi”, ka thënë Infantino.

Edhe Infantino bën thirrje për masa më të ashpra për racizëm Sport Infantino bën thirrje për masa më të ashpra për racizëm

“Kemi procedura të qarta, përfshirë procesin tre hapësh që gjyqtarët mund ta ndalin, suspendojnë apo anulojnë krejt takimin në rast të diskriminimit. Kemi një sistem monitorimi dhe ka veprime të menjëhershme nëse ndodh diçka”, ka shtuar ai.

Botërori i 21-të do të jetë i pari në të cilin do të përdoret teknologjia e videove e njohur si VAR.